Pas shpalljes non-grata nga DASH reagon Angjushev: Do ta apeloj vendimin

Pas përfshirjes së tij në listën e zezë amerikane, ka ardhur edhe reagimi i Koço Angjushev në cilësinë e pronarit të grupit Fero Invest dhe Brako, raporton Alfax. Angjushev thotë se i mohon të gjitha dyshimet e shprehura në dokumentin e publikuar nga Departamenti i Shtetit.
“Dua të njoftoj se do ta apeloj vendimin dhe do të përdor të gjitha mjetet juridike të specifikuara në vetë dokumentin në drejtim të tërheqjes së këtij vendimi, të cilin e konsideroj të panevojshëm në kuadër të angazhimeve ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të luftuar korrupsionin. “Katër vjet pas dorëheqjes sime të vetëiniciuar nga Qeveria, nuk ka asnjë proces gjyqësor për asnjë segment të punës sime, për arsye që nuk kanë asnjë bazë. Në Maqedoni kam të punësuar 1000 persona, ndërsa gjatë mandatit tim kompanitë e mia kanë shënuar vetëm rënie dhe humbje, gjë që është e regjistruar edhe në shërbimet financiare shtetërore, ka thënë Angjushev. /Alfax/