BFI me rezidencë të re

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut do të ketë rezidencë të re. BFI-ja njoftoi se në mbledhjen e sotme është miratuar nisma për fillimin e iniciativës për ndërtimin e rezidencës së re të saj dhe ndërtimin e sallës sportive në Medresenë Isa Beu në Kondovë.
“Poashtu në mbledhje u diskutua edhe për pikat tjera të rendit të ditës, nisma për fillimin e iniciativës për ndërtimin e rezidencës së Bashkësisë Fetare Islame dhe ndërtimin e sallës sportive në Medresenë Isa Beu në Kondovë. Rijaseti unanimisht miratoi këto nisma”, thonë mes tjerash nga BFI.
Bashkësia Islame shpërndau edhe fotografi të projekteve, të cilat tregojnë se si do të duket rezidenca e re e BFI-së dhe salla sportive në Medresenë Isa Beu./Alfax/