Dalin pamjet e vendit të krimit, ku është vrarë Vanja dhe djegur makina

Në fshatin Brazdë, në gjysmë të rrugës për në aeroportin sportiv të Stenkovecit, janë gjurmët e makinës së djegur të atyre që vranë 14 vjeçaren, Vanja Gjorçevska, raporton TvTEllma.
Vendi mund të arrihet vetëm nga një rrugë me baltë, të cilën pak njerëz e dinë, madje edhe vendasit nga Brazda nuk e dinë vendndodhjen e saktë.
Sipas informacioneve zyrtare nga hetimi, trupi i Vanja Gjorçevska është varrosur pranë veturës së djegur, në arat e fshatit Brazdë, në drejtim të aeroportit sportiv të Stenkovec.



