Babai i Vanjës mohon se ka dhënë informata për vajzën, prokuroria kërkon paraburgim

Babai i 14 vjeçares së vrarë një javë më parë, Vanja Gjorçevska, mohon që t’i ketë dhënë informacion organizatorit për vajzën e tij autorit të vrasjes, Ljupço Palevski-Pallço, i cili tashmë në arrati. Siç ka njoftuar prokurroi Gavrill Bubevski, babai i vajzës ende mohon çfarëdo përfshirje edhe pse shumica e të dyshuarve e thonë këtë gjë.
“Deklarimin e deritanishëm të tij në polici e di qartësisht, nuk e di nëse ndoshta do të ndryshojë diçka, nëse ka ndryshuar për momentin, babai ende i mohon këto veprime. Përfshirjen e tij, të cilën e konsiderojmë ende të tërthortë në këtë rast, e nxjerrim nga kontekstit i asaj që thonë të tjerët të përfshirë në këtë rast, se një person u ka thënë se të gjitha këto i di nga kontakti me babain. Në lidhje me atë se a do të kërkohet paraburgimi, po, sepse ky është fillestar, kemi arsye për të dyshuar për përfshirjen e tij dhe do të kërkohet që të sigurohet prania e tij në procedurë”, ka deklaruar Bubevski.



