Kovaçevski: Zgjedhjet parlamentare më 8 maj

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të liderëve tha se ka propozuar që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill ndërsa rrethi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.
“Biseduam për ndryshimet kushtetuese, me çrrastë thamë se janë rruga e vetme për integrimin e vendit në BE. Ndryshime Kushtetuese mbesin parakushti kryesor për vazhdimin e rrugës sonë evropiane. Nuk ka alternativ tjetër për rrugën tonë drejtë BE-së, çdo tezë tjetër është e gabueshme. Tema e fundit ishte data për zgjedhje, jam i lumtur që më në fund pas 17 viteve do të kemi zgjedhje të rregullta parlamentare”, tha Kovaçevski, duke shtuar se takimi i liderëve ka kaluar në atmosferë pozitive.



