Ministri Spasovski: Është arrestuar si i dyshuar edhe babai i Vanjës, vrasësi në arrati

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se fatkeqësisht nuk u arritën të gjenden të gjallë të dy personat që ishin në kërkim Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Edhe 14 vjeçarja dhe 74 vjeçari u gjetën të vrarë dhe të varrosur, i pari në rrethinën e Shkupit dhe i dyti në Veles.
“Në lidhje me dy rastet janë të dyshuar pesë persona, për tre është përcaktuar masa e paraburgimit, një është jashtë vendit, ndërsa personi i pestë, babai i të miturës është arrestuar, është kryer bisedë me të dhe më pas do të ndërmerren masa”, tha Oliver Spasovski.
Sipas informacioneve të para qëllimi ka qenë të nxirren para nga nëna e të miturës ku më pas që të gjithë do të kishin përfitime.
Rasti i Velesit nuk lidhet me rastin e vrasjes së vajzës.
“Bëhet fjalë për rast të izoluar të organizuar nga banditë, monstra, që kanë patur për qëllim vetëm përfitimin material”, shtoi më tej Spasovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button