Gjenden eksploziv dhe armë në Haraçinë, kanë qenë të fshehura thellë nën tokë
Sipas informatave nga portali “Skopje1”, në Haraçinë është gjetur një sasi e madhe eksplozivi dhe armësh në një oborr ku për disa ditë me radhë janë kryer gërmime me ekskavatorë. Gërmimet në këtë lokacion kanë zgjatur më shumë se tre ditë, dhe dyshimet se grupi Bellanoca-Baron ka fshehur para dhe armë janë vërtetuar.
Në aksion ka qenë e përfshirë edhe Ushtria. Deri më tani janë konfiskuar miliona euro, bizhuteri, automjete, ora dhe sende të tjera me vlerë. Autoritetet po hetojnë vrasje, porosi për vrasje dhe trafikim droge.