Shefi i Shërbimit Sekret Izraelit merr guximin ta kërcënoje edhe Turqinë

Drejtori i shërbimit të sigurisë izraelite Shin Bet, Ronen Bar, për televizionin publik Kan tha se kabineti i tij ka vendosur qëllimin për të eliminuar Hamasin dhe udhëheqësit e tij
“Ky është Mynihu ynë. Kudo – në Gaza, në territoret palestineze, në Liban, në Turqi dhe në Katar. Do të na duhen disa vite, por ne do të jemi atje për ta bërë atë,” tha Bar.
Kreu i Shin Bet u dëgjua gjithashtu duke shprehur besimin e tij se organizata është “në rritje” dhe “ne po nxjerrim mësimet tona nga ngjarjet dhe po i kalojmë tashmë në vende të tjera, jo vetëm në Rripin e Gazës”.
Bar tha se “shtrirja e kërcënimeve me të cilat përballet shteti i Izraelit është e paprecedentë edhe para këtyre ngjarjeve”, ka thënë Shin Bet. /alfax.mk



