Vrasësit e Vanjës 14 vjeçe, janë maqedonas

Prokuroria Publike në njoftimin e tyre për vdekjen tragjike të Vanja Gjeorçevska dhe të një personi tjetër në moshë nga Veles, e që të dyja rastet, lidhen me njëra tjetrën, kanë kërkuar që të mos spekulohet dhe të mos i jepet konotacion etnik rastit, ngase sipas tyre persona të cilat e kanë kryer kidnapimin dhe dyshohen për vrasjen janë të përkatësisë etnike maqedonase.
“Njëkohësisht, përkundër gjitha spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka prapavijë etnike informojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, thuhet në njoftimin Prokurorisë Publike.



