Liderët e LEN-it: Është koha së bashku me mërgimtarët ta bëjmë ndryshimin tek shqiptarët

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim. Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë qëndruar në Zurich, në Gebenstorf, ku kanë realizuar takime me mërgimtarët.

Sic thonë ata, diaspora ka qenë në vazhdimësi e shpërfillur nga politika, ndërsa tani është momenti për ta bërë së bashku ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.

“Në ditën e fundit gjatë qëndrimit tonë në Zvicër qëndruam në Zurich, në Gebenstorf, për të vazhduar bashkëbisedimin me mërgimtarët tanë”,

Nën ethet e atmosferës së festave të nëntorit, dhe të mahnitur me sukseset dhe integrimin e diasporës shqiptare në Zvicër biseduam gjerë e gjatë për sugjerimet e tyre, përvojat e sukseseve dhe mundësinë e implementimit të tyre në vendin tonë. Diaspora zemërgjerë gjithmonë ka qëndruar në krye të proceseve më të rëndësishme në vend, por është shpërfillur në vazhdimësi nga politika. Është koha e fundit të ecim krahë për krahë me diasporën për ta sjell ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, qëndron në komunikatën e LEN-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button