Gashi: Takim për fundvit me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile

Me rastin e fundit të vitit, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka organizuar takim në hapësirat e Kuvendit me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. Ai ka shprehur falënderimet dhe mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e demokracisë.

“Kisha kënaqësinë e veçantë, që në prag të festave të fundvitit, të mirëprisja në Kuvend partnerë të çmuar, ambasadorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Takimi jonë shënoi një mundësi për të shprehur falënderimet për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e partneritetit tonë në forcimin e demokracisë dhe avancimin e reformave. Duke i uruar festat, shpreha mirënjohje të thellë për partneritetin tonë të palëkundur dhe dëshirova që të vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të reja edhe në vitin e ardhshëm!”, Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button