Derbi javës, Shkupi fiton ndaj Shkëndijës

Shkupi ka fituar derbin e sotëm në Çair ndaj Shkëndisë së Tetovës. Goli i Kristijan Trapanovskit në minutën e 37′ i solli fitoren bardhë e bluve. Me këtë, FC Shkupi merr kryesimin e tabelës në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Në ndeshjet tjera, Struga Trim Lum fitoi me përmbysje 3:2 në Kavadar ndaj Tikveshit, Voska Sport barazoi 2:2 me Bregallnicën, përderisa edhe Gostivari e mbylli me barazim 1:1 takimin me Sileksin në Kratovë, teksa Rabotniçki falë Ermedin Ademit fitoi ndaj Brera Strumicës. Xhiroja e radhës dhe e 18-ta në elitën vendore do të zhvillohet me 10 dhjetor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button