Franca goditet nga cikloni “Chido”, 11 të vdekur dhe 255 të lënduar

Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi cikloni Chido shkaktoi dëme shkatërruese në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ka bërë të ditur të dielën ministria e Brendshme e Francës.

Cikloni intensiv tropikal ka arritur tani në bregun lindor të Afrikës, ku agjencitë e ndihmës po paralajmërojnë për më shumë humbje jetësh dhe dëme të rënda në Mozambikun verior.

Ministria e Brendshme franceze ka thënë se ishte e vështirë për të marrë një numër të saktë të të vdekurve dhe të të lënduarve në Mayotte, për shkak të frikës se numri i të viktimave do të rritet.

Një spital në Mayotte raportoi se nëntë persona ishin në gjendje kritike atje dhe 246 të tjerë po trajtoheshin për lëndime.

Cikloni tropikal shpërtheu nëpër Oqeanin Indian juglindor, duke prekur gjithashtu ishujt e afërt t Komoros dhe Madagaskarit.

Mayotte ishte drejtpërdrejt në rrugën e ciklonit dhe pësoi dëme të mëdha të shtunën, kanë thënë zyrtarët. Prefekti i Mayotte ka deklaruar se ishte cikloni më i keq që goditi Mayotte në 90 vjet.

Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau ka thënë të shtunën në mbrëmje pas një takimi urgjent në Paris se kishte frikë se numri i të vdekurve në Mayotte “do të jetë i lartë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button