Mickoski: Nga e gjithë bota po vijnë konfirmime për krimet e bëra të BDI-së, po zhvillohen edhe shuëm hetim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se strategjia e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) është përpjekja për të shpërqendruar opinionin publik, pas, siç thotë ai, konfirmimeve të ardhura nga e gjithë bota për aktivitetet e tyre kriminale.
Mickoski theksoi se BDI po përpiqet të polarizojë shoqërinë në baza etnike, por ai garantoi se një gjë e tillë nuk do të lejohet.
“Po arrijnë konfirmimet për veprimet kriminale të kësaj strukture politike dhe garniture në 20 vitet e kaluara, shumë raste po punohen lidhur me ish funksionarë të lartë të BDI-së, dhe opinioni shumë shpejtë do të sheh se cili në fakt është motivi i vërtetë i udhëheqësisë aktuale të BDI-së, se më së paku brengosen për atë që është dashur të brengosen, më tepër janë brengosur si ta mbrojnë atë kapitalin për të cilin ekziston dyshimi se është fituar në mënyrë kriminale”, deklaroi Mickoski.
Lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Mickoski u shpreh se vitin e ardhshëm pritet të mbahen zgjedhje lokale. Ai shtoi se, nëse partitë në qeveri humbasin në këto zgjedhje, atëherë është logjike që më pas të organizohen zgjedhje parlamentare. Në të kundërtën, tha Mickoski, opozita duhet të fokusohet në vetë-përmirësimin dhe reformimin e saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button