Mijëra njerëz marshojnë në Paris në mbështetje të palestinezëve, kundër luftës në Gaza

Mijëra njerëz kishin dalë sot sërish të marshonin kundër dhunës së rëndë në Palestinë pas rinisjes së bombardimeve izraelite në Gaza.

Zhvillimi vjen pasi armëpushimi një-javor ka marrë fund dhe Izraeli ka rinisur goditjet ndaj militantëve të Hamas duke rrafshuar banesat civile në Gaza dhe zona të tjera palestineze.

Në demonstratën e Parisit  organizuar disa grupe aktivistësh merrnin pjesë dhe zyrtarë të zgjedhur të bashkive e parlamentit francez.

Protestuesit vijonin të ngrinin tonet e tyre kundër bombardimeve duke kërkuar armëpushim në zonën e krizës së paprecedentë humanitare, teksa brohorisnin “Ndaloni masakrën!” dhe “Armëpushim tani!”.

Zhvillimi vjen pas protestave të përsëritura në France dhe vende të tjera të botës për ndalimin e veprimeve të Izraelit në Gaza.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button