Media spanjolle, njëzëri: Jemi në grupin e vdekjes!

Spanja në grupin e vdekjes! Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es… media spanjolle është në unison sa i përket titullit që ka zgjedhur për shortin e finaleve të Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.
Sigurisht që spanjollët i referohen pranisë në të njëjtin grup me Kroacinë dhe Italinë, por nuk lënë pa përmendur edhe formën e mirë që ka shfaqur Shqipëria duke e mbyllur fazën eliminatore në vendin e parë në grup.





