“Mbijetojnë në kushte çnjerëzore”, OKB: Palestinezët mendojnë se i kemi braktisur

Koordinatorja speciale e OKB-së për çështjet humanitare në Rripin e Gazës, Sigrid Kaach, u tha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit se palestinezët ndihen të baktisur, pasi ata vazhdojnë të përballen me “kushte çnjerëzore” dhe mungesën e “vullnetit politik” për të rritur ndihmën e lejuar për të arritur atje.

“Ata po mbijetojnë në kushte çnjerëzore,” tha zonja Kaach për shtypin pasi paraqiti raportin e saj të rregullt në SA me dyer të mbyllura.

Ishte “një pamje shumë e trishtueshme, pasi civilët në Gaza vazhdojnë të vuajnë”, vazhdoi ajo.

“Siç i thashë Këshillit, unë kisha qenë në Gaza në role të ndryshme gjatë karrierës sime që nga vitet 1980, por asgjë nuk mund të krahasohet me atë ë po ndodh tani.”

“Bota ndihet e braktisur nga të gjithë ne, ku është komuniteti ndërkombëtar,” këmbënguli ajo.

Dhe “duke reaguar ndaj armëpushimit në Liban, palestinezët po pyesin: “A jemi harruar apo do të jetë radha jonë?”, vazhdoi ajo, duke folur për “shpresa të vogla dhe dëshpërim ekstrem”.

Diplomatja holandeze u emërua koordinatore e ndihmës humanitare një vit më parë me kërkesë të Këshillit të Sigurimit.

Por sasia e ndihmave që arrin në enklavë mbetet e pamjaftueshme për t’u përballur me fatkeqësinë humanitare, përsërit vazhdimisht OKB-ja, duke denoncuar në veçanti numrin e madh të lëvizjeve të autokolonave të ndihmave humanitare që refuzohen nga autoritetet izraelite.

“Asnjë sistem nuk mund të zëvendësojë apo kompensojë mungesën e vullnetit politik”, çështja është se mungon “vullneti politik”, është një “zgjedhje politike”, këmbënguli zonja Kaach.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button