Ligji për Përdorimin e Gjuhëve para gjykatësve kushtetues, gjykatësi Osman Kadriu nuk merr pjesë
Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtoj kushtetutshmërinë e disa dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Lënda është formuar nga iniciativat që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërkohë që në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese pritet të miratohet vendimi nëse do të shfuqizohet plotësisht, pjesërisht apo do të lejohet që të vazhdojë të përdoret siç është aktualisht. Gjykatësit shqiptarë pranë kësaj gjykate, Osman Kadriu në një intervistë për Alsat deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ku vihen në pyetje çështje të karakterin nacional, veçanërisht atij shqiptar.