Për Grubin po konsiderohen sanksione shtesë në Uashington

Ambasadorja e SHBA-së, Angella Ageller, në një konferencë për media të martën, deklaroi se SHBA të hënën mori një hap të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, duke e vendosur Artan Grubin, ish zv/kryeministër dhe gjykatësin Enver Bexhetin, në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit të lartë.

“Për shkak përpjekjeve të tyre për të intereferuar në punën e gjyqësorit dhe në bazë të këtij vendimi ata dhe anëtarët e tyre familjarë u ndalohet hyrja në SHBA. Sanksione shtesë po konsiderohen në Uashington”, tha Ageler.

Ajo shtoi se shpreson që ky aksion ta bëj të qartë se SHBA mundet dhe do përdorë të gjitha mjetet që i ka në dispozicion që të gjithë personat të cilët kanë bërë veprime kriminale dhe kanë minuar stabilitetin dhe vlerat demokratike të Maqedonisë së Veriut të japin llogari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button