Libi, prodhimi i naftës dhe gazit arrin nivelin më të lartë që nga viti 2013

Prodhimi i naftës së papërpunuar dhe gazit në Libi tejkaloi 1.6 milionë fuçi në ditë, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 2013, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Korporatës Kombëtare e Naftës Libiane (NOC) thuhet se prodhimi i naftës bruto ditën e djeshme u rrit me 22.262 fuçi dhe arriti në 1.403.680 fuçi ndërsa prodhimi i gazit ishte 196.759 fuçi.
Prodhimi ditor i naftës bruto dhe gazit ka arritur në total 1.600.439 fuçi. Kjo sasi është niveli më i lartë i arritur që nga viti 2013.
Më tej theksohet se prodhimi i naftës dhe gazit po rritet dita-ditës dhe se prodhimi i naftës dhe gazit në Libi synohet të rritej në 2 milionë fuçi deri në fillim të vitit 2027.
Sipas të dhënave të OPEC-ut, Libia është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë me 50 miliardë fuçi naftë, por për shkak të ndarjes dhe paqëndrueshmërisë politike, fushat e naftës mbyllen në periudha të ndryshme dhe ndodhin ndërprerje të prodhimit.



