Kryeparlamentari Gashi në Suedi takohet me homologun e tij Andreas Norlen

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se në kuadër të vizitës zyrtare në Suedi, ka realizuar një takim me homologun e tij, z. Andreas Norlen, Kryetar i Riksdagut, Parlamentit të Suedisë.
“Afirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe ndërparlamentare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, ndërsa diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si demokracia, sundimi i ligjit dhe reforma parlamentare, të cilat na ndihmojnë në realizimin e aspiratave për integrim në BE. Në këtë konteskt, theksova se angazhimi i Suedisë në mbështetje të reformave dhe proceseve demokratike në rajon është një shembull i shkëlqyer për ne, për të cilën shpreha mirënjohje të thellë. U pajtuam që ky takim është kyç në avancimin e marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit mes dy parlamenteve”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button