Ushtari izraelit vret kolegun, mendoi se ishte luftëtar i Hamasit

Një ushtar izraelit qëlloi për vdekje një tjetër ushtar izraelit 38-vjeçar, duke menduar se ai ishte një nga autorët e sulmit të Hamasit në Jerusalem. Viktima quhej Yuval Doron Castleman dhe ai u nënshtrua plagëve të marra mbrëmjen e së enjtes. Sipas mediave izraelite, Castleman do të kishte festuar sot ditëlindjen e tij të 38-të.
Policia izraelite tha në një deklaratë se një nga ushtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) gabimisht besoi se Yuval, i cili veproi me guxim për të neutralizuar terroristët, ishte një tjetër autor i sulmit. Videoja e postuar në mediat sociale tregon Castleman duke qëlluar një nga luftëtarët e Hamasit, pastaj lëshon armën e tij, i bie në gjunjë dhe i ngre duart në ajër për t’u sinjalizuar ushtarëve izraelitë që të mos e qëllojnë.



