Muhamed Zekiri dënohet me dy vjet e gjashtë muaj burg

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burg, për veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, njofton Alfax.
Në leximin e aktgjykimin, gjykatësja tha se në këtë dënim do t’i llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.
Gjithashtu Zekiri duhet të kthejë 71 milionë denarë në buxhetin e shtetit.
Siç tha gjykatësjgjatë aktvendimit, Zekiri ka nënshkruar marrëveshje në katër sy, pa dhënë mundësi që të ketë oferta tjera konkurruese.
Zekiri duhet t’i paguaj edhe të gjitha shpenzimet për gjykimin.



