Lavrov “qan” për gjendjen e Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të samitit të OSBE-së u shpreh i shqetësuar për Serbinë, pasi sipas asaj që pohon kryediplomati rus, serbëve u është kërkuar që të njohin Kosovën ndërkombëtarisht, pasi në të kundërtën do të ketë pasoja për ata, njofton Alfax

“Ajo që po ndodhë rreth Kosovës dhe Serbisë lidhet me konteksin e asaj që e shohim në OSBE. Fillimisht arrijnë një marrëveshje, pastaj festojnë rezultatet dhe pastaj ngadalë fillojnë të shikojnë fillimin e një sabotazhi të përmasave më të vogla dhe pastaj më të mëdha. Unë tashmë ju dhash disa shembuj të marrëveshjeve që janë shkatërruar më pas në mënyrë metodologjike nga perëndimi. E mbaj mend Be-në si ndërmjetësi i madh në shumë situata, që ishte duke vepruar në thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme për tu bërë një urë lidhëse mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe në vitin 2013, më shumë se 10 vite më parë, deklaruan në mënyrë solemne se kishin arritur marrëveshje për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Dhjetë vjet më parë dhe asgjë ska ndodhur ende. Njerëzit që ishte vendosur të jenë liderë të këtij rajoni serb, refuzuan të pajtohen me gjithçka. Dhe çfarë bëri Bashkimi Evropian. A kërkoi diçka prej tyre. Jo. Vetëm kërkuan nga Serbia që ta ndryshojë pozicionin. Ata tashmë kanë krijuar një dokument të ri për krijimin e Asociacionit në Kosovë, që është më ndryshe nga ai që ishte nënshkruar dhjetë vite më parë. Dhe kjo duket sikur shumë marrëveshje të tjera të OSBE-së nga e kaluara. Serbëve ju është thënë.Nëse dëshironi ti bashkoheni BE-së. Nuk do të hapin një kapitull tjetër për bisedimet nëse nuk i merrni të gjitha vendimet e juaja të jashtme politike të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë. Kështu Europa dëshiron që ti bindë ata. Ata ju thonë se nuk do ti pranojnë nëse nuk e njohin Kosovën ose të paktën ta përkrahin pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. A është kjo në të vërtetë? Jam shumë i shqetësuar për popullin e Serbisë. E kam parë se çfarë i kanë bërë Beogradit. Të njëjtit njerëz që tani po thonë se në Evropë për herë të parë po ndodhë një luftë, ajo në Ukrainë, sikur të mos kishte luftë në vitin 1999. Po e shoh se tani po e ndjekin politikën e njëjtë edhe me Republikën Sërpska, dhe janë duke e bërë të njëjtën gjë kundër atyre që janë duke punuar për interesin e njerëzve të tyre. Ata që duan ta ruajnë dinjitetin e tyre si politikanë. Për fat të keq ka shumë pak njerëz të tillë ndërsa të tjerët janë duke lëvizur në një drejtim tjetër”, u shpreh Llavrov. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button