Ministri i Luksemburgut ia bën “tetë me dy” Llavrovit: Nuk është vonë për t’i përmirësuar gabimet

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Havier Betel, mori vëmendjen e të gjithëve në samitin e OSBE-së i cili po mbahet në Shkup, raporton Alfax. Betel iu drejtua ministrit të jashtëm të Rusisë, Segerj Llavrov, duke i thënë se Rusia duhet ta ndalë menjëherë luftën në Ukrainë.
“Nuk është vonë për ta parë se keni bërë një gabim të madh. Ndaloni luftën, njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë”, tha Betel.
Betel më tej akuzoi delegacionin rus së me sjelljen e tyre kanë shkatërruar gjithçka që është ndërtuar në kulturë, poltikë dhe ekonomi.
“Ne të gjithë e shohim se cila është narrative juaj. Fillimi i një lufte është i lehtë, por përfundimi i saj tregon se çfarë lloj lideri jeni. Nuk është kurrë vonë për të parë se keni bërë një gabim të madh. Prandaj, nuk mund të ulem këtu dhe të dëgjoj fjalimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov”, kështu e përfundoi fjalimin Betel i mori duartrokitje nga një numër i madh i pjesëmarrësve në samit. /Alfax/



