Ministri i Shqipërisë: Evropa dhe Ballkani të sigurt vetëm me njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, u shpreh se kërcënimi më i madh për sigurinë në botëq është Rusia.
Ai tha se ngjarjet në Kosovë ishin shkëndija e fundit e tentimit për të shmangur vëmendjen në Ukrainë, duke nxitur konflikt në Ballkanin Perëndimor.
“Por jemi duke bërë gjithçka për të luftuar këtë sëbashku me partnerët dhe aleatët. Shqipëria po punon në mënyrë aktive për një Ballkan të qetë Perëndimor. Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha dallimet, nëpërmjet dialogut sepse nuk ka një alternativë përveç dialogut, por duhet të pranojmë që në mënyrë që ta bëjmë Evropën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt, duhet ta pranojmë Kosovën si shtet i pavarur dhe t’ia sigurojmë një karrige në këtë tavolinë dhe në të gjitha Forumet Ndërkombëtare”, deklaroi Hasani. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button