Blinken viziton Izraelin për herë të tretë që nga 7 tetori

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili arriti në Izrael ditën e djeshme është duke mbajtur takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në zyrën e tij në Jeruzalem.
Më parë ai u takua me Presidentin e Izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv menjëherë pas sulmit terrorist në Jeruzalem.
Herzog tha se ky sulm është një tjetër shembull i situatës në të cilën ndodhen. Ai tha se janë në gjendje të përhershme lufte me organizatat terroriste, sidomos Hamasin, raporton The Times of Israel.
Ai gjithashtu tha se Izraeli po punon dhe po lutet për lirimin e të gjitha pengjeve dhe për këtë e falenderoi SHBA-në për punon e saj në lirimin e tyre.
Kjo është vizita e tretë e Antony Blinken në Izrael që nga 7 tetori. Izraelin e vizitoi gjithashtu edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden në tetor.



