Kryeministri Kovaçevski: Nuk do të takohem me Lavrovin!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para hyrjes në samitin e OSBE-së, tha se ai nuk do të takohet me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë.
Kovaçevski tha se vizita e Lavrovit në Shkup nuk është fitore e Rusisë, por fitore e OSBE-së.
“Kjo absolutisht nuk është asnjë fitore diplomatike e Rusisë, kjo është fitore diplomatike e OSBE-së, duke marrë parasysh se u vë në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së, me këtë OSBE do të vazhdojë të funksionojë dhe do të vazhdojë të jetë garanci për zhvillimin e proceseve të demokracisë dhe paqes në Evropë. Nuk do të kem takim me Lavrovin”, tha Kovaçevski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button