Kolumbi, ish-udhëheqësit e FARC-ut akuzohen për rekrutimin me forcë të 18.677 fëmijëve
Ligji Special i Paqes (JEP) në Kolumbi akuzoi 6 persona, përfshirë Rodrigo Londono-n, me nofkën “Timochenko”, një nga ish-udhëheqësit e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), për rekrutimin me forcë të 18.677 fëmijëve të armatosur, transmeton Anadolu.
Kryetari i JEP, gjyqtari Alejandro Ramelli, në një konferencë për media në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, tha se gjashtë ish-anëtarë të FARC-ut ishin “persona të nivelit më të lartë përgjegjës” për rekrutimin e detyruar të 18.677 fëmijëve.
Ai theksoi se në konfliktet e armatosura mes viteve 1971 dhe 2016, përveç rekrutimit të detyruar të fëmijëve, kanë ndodhur edhe shkelje të rënda si “keqtrajtim”, “torturë”, “vrasje”, “skllavëri seksuale” dhe “dhunë paragjykuese”.
Në deklaratën e JEP-së thuhet se konfliktet kanë bërë që fëmijët të humbin identitetin e tyre të vërtetë dhe se u është hequr mundësia për të formuar identitetin e tyre. Fëmijët e ekspozuar ndaj dhunës seksuale dhe fizike kishin shumë vite që përballeshin me probleme të përhershme, theksohet më tej.
– Qëllimi i JEP?
Ligji Special i Paqes (JEP) i formuar në kuadër të Marrëveshjes së Paqes midis qeverisë së ish-presidentit kolumbian, Juan Manuel Santos dhe FARC-ut. JEP u zbatua si një sistem, qëllimi kryesor i të cilit është mbrojtja e të drejtave të viktimave dhe sigurimi i llogaridhënies duke hetuar të gjitha incidentet në konfliktet e armatosura.
JEP konsiderohet si një mekanizëm i drejtësisë tranzicionale në të cilin palët e treta të përfshira brenda juridiksionit të anëtarëve të saj hetohen dhe ndiqen penalisht.