Izraeli kreu sulm ajror në kryeqytetin sirian, Damask
Izraeli ka kryer sulm ajror në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, Izraeli kreu sulm ajror ndaj vendbanimeve civile në lagjet Mezze dhe Gadsaya të Damaskut. Dy ndërtesa u vunë në shënjestër të sulmeve ajrore.
Agjencia siriane e lajmeve SANA raporton se “Izraeli kreu sulme ajrore ndaj dy ndërtesave dhe se sipas gjetjeve fillestare disa civilë u vranë dhe u plagosën”.
Asnjë deklaratë nuk është bërë nga Izraeli në lidhje me sulmin.
Izraeli, i cili nisi sulme ajrore në fshatin Shinshar në jug të Homsit më 11 nëntor, që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011 ka kryer sulme të herëpashershme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani dhe pikave ushtarake që i përkasin ushtrisë siriane në Siri.