Gjenerali Wesley Clark shpallet “Qytetar Nderi i Komunës së Çairit”

Gjeneral Wesley Clark, mirë se vini në Shkup! Ishte mbishkrimi në fotografinë gjigante e gjeneralit Clark në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Ai, sot u shpall qytetar nderi i komunën së Çairit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, para se t’i ndante çmimin e qytetar i nderit, tha se kontributi i gjeneralit Clark ishte kolosal për stabilitetin e rajonit.

“Angazhimi juaj i pa lëkundur për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin njerëzor ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë botën se paqja nuk është vetëm çështje e interesave strategjike por një angazhim moral për të mbrojtur jetën dhe të drejtat themelore të çdo individi”, deklalroi Visar Ganiu – Kryetari i Komunës së Çairit.

“Ishte një moment në kohë 25 vite më herët dhe më kujtohet dhe mbaj mend që në muajin pasardhës kishte shqetësim, konfuzion, tension.

Kishte thashetheme për konflikt dhe konflikt aktual. Kishte probleme në male këtu ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe në një mënyrë neper të gjithë këtë u shfaq paqja dhe demokracia është këtu…Sot është privilegj të jem këtu në Shkup, dhe të shoh paqen, prosperitetin dhe të ndjej entuziazmin, shpresën dhe besimi për të ardhmen”, deklaroi Wesley Clark – Gjeneral në pension i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Wesley Clark është njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia. Wesley Clark, është gjenerali amerikan që dha urdhër për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë dhe që ndaloi luftën në Kosovës. Gjatë 34 viteve të tij në Ushtrinë e SHBA-së, Wesley Clark u ngrit në rangun e gjeneralit me katër yje dhe si komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Clark komandonte Forcën Aleate të Veprimit, veprimi i parë i madh i NATO-s për luftën, i cili shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik në Kosovë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button