Rrëzohet një avion i ushtrisë amerikane në Japoni

Një avion ushtarak amerikan me tetë persona në bord është rrëzuar në ishullin Yakushima në Japoninë jugperëndimore.

Mediat lokale, të cilat citojnë disa burime zyrtare, bëjnë me dije se është gjetur i pajetë trupi i njërit prej anëtarëve të bordit. Avioni Osprey po përpiqej të ulej në aeroport pasi kishte pësuar një defekt në një prej motorëve.

Roja Bregdetare bëri të ditur se aksidenti ndodhi në 14:45 me orën lokale, ndërsa ende nuk dihet fati i 7 personave të tjerë.

Gjatë muajve të fundit disa avionët Osprey janë përfshirë në aksidente. Në Gusht humbën jetën 3 marinsa amerikanë pasi avioni u rrëzua në brigjet e Australisë veriore ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button