Incident diplomatik në Jerusalem: Izraeli i tregon Europës fytyrën reale

Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot anuloi një vizitë në vendin e shenjtë të Eleonit të kontrolluar nga Franca në Malin e Ullinjve në Jerusalem, pasi policia e armatosur izraelite hyri në zonë dhe arrestoi dy punonjës të konsullatës.

Franca ka thirrur ambasadorin e Izraelit në Paris për incidentin, i fundit në një seri mosmarrëveshjesh diplomatike mbi Eleon, një faltore që, së bashku me tre vende të tjera, është nën kontrollin francez në Tokën e Shenjtë.

Kjo faltore kanë qenë tashmë objekt i incidenteve diplomatike në të kaluarën. Ajo iu dha Francës përpara krijimit të Izraelit në vitin 1948 dhe menaxhohet nga Konsullata Franceze në Jerusalem si një pronë private.

https://x.com/i/status/1854544683646558335

Sipas një reporteri të AFP-së që dëshmoi incidentin, policia izraelite hyri në Eleon dhe rrethoi dy anëtarë të stafit të konsullatës, duke e rrëzuar njërin prej tyre në tokë. Njëri prej të dyve është prezantuar dhe ka thirrur disa herë “Mos më prek”. Të dy u vendosën më pas në automjetet e policisë dhe më pas u liruan.

Nuk ishte e qartë pse policia izraelite hyri në zonë.

“Unë nuk do të hyj sot në Eleon sepse forcat izraelite të sigurisë kanë hyrë me armë, pa lejen paraprake franceze dhe nuk kanë pranuar të largohen nga zona”, tha Barrot në vendngjarje, duke e quajtur situatën “të papranueshme”.

“Kjo shkelje e integritetit të territoreve që i janë besuar Francës mund të dobësojë lidhjet që erdha këtu për të nxitur me Izraelin, në një kohë kur ne të gjithë duhet të ndihmojmë rajonin të përparojë në rrugën drejt paqes”, tha ministri francez.

“Eleon nuk është vetëm një pronë franceze për më shumë se 150 vjet, Franca gjithashtu siguron sigurinë e saj dhe e mirëmban atë”,shtoi Barrot.

Kështu, po del në pah tashmë një urrejtje e kamufluar mes hebrenjve dhe europianëve. Por realiteti po shpërfaq atë që fshihet prej vitesh dhe atë që dy palët e dinë për njëra-tjetrën, por bëjnë sikur nuk e dinë, pasi ashtu jua do interesi. /tesheshi.com/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button