Boki 13 lirohet nga burgu

Është liruar nga burgu personi kontravers Borjan Jovanoski-Boki 13, raporton Alfax.
Arsyeja është gjendja e tij shëndetësore, për të cilën Gjykata Penale vendosi ta lirojë nga burgu, pasi paraprakisht mori raporte mjekësore nga disa klinika, si dhe disa mjekë.
Avokati Vlladimir Tufegxhiq, mbrojtës i Jovanovskit, tregon se e kanë marrë vendimin, për të cilin thotë se është i drejtë edhe pse është vonë.
“Lidhur me çështjen për të cilën ju tregoni interesim, si avokat mbrojtës konfirmoj informacionin se Gjykata Themelore Penale Shkup ka marrë vendim për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg për personin e dënuar Bojan Jovanovski dhe i është dorëzuar të dënuarit. Edhe pse ky vendim është i vonuar, ai është për t’u përshëndetur si ligjor, i drejtë dhe mbi të gjitha human, i marrë në bazë të dy mendimeve të njëpasnjëshme pozitive nga Prokurori Publik kompetent në të njëjtën procedurë dhe në bazë të dokumentacionit të plotë mjekësor për shëndetin.”, u shpreh Tufegxhiq. /Alfax.



