Lidhja Europiane pë Ndryshim nënshkruan deklaratën e koalicionit në Tetovë

Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami sonte në Tetovë nënshkruan deklaratë të përbashkët të koalicionit Lidhja evropiane për ndryshim për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, raporton Alfax.

Kreu i Lidhjes Demokratike Izet Mexhiti, para nënshkrimit të deklaratës së koalicioni Lidhja Europiane pë Ndryshim tha se Lidhja Europiane lindi si antipod i krizës në të cilin ka rënë shoqëria shqiptare, raporton Alfax.

“Lidhja Europiane lindi si antipod i krizë në të cilën ka rënë shoqëria shqiptare. Lidhja Europiane lindi për tu bërë zëri i të gjithë atyre që nuk kanë adresë ku të raportojnë kurrupsionin. Boll ishte. Lidhja Europian për Ndrsyhim paraqet bashkim të mirëfilltë i njerëzvë të ndershëm të cilët përpiqen të mbijetojnë në këtë kohë të pakohë”, deklaroi Mexhiti. 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi para nënshkrimit të deklaratës së koalicioni Lidhja Europiane pë Ndryshim, deklaroi se ky koalicon është ndërtuar si alternativë për ndryshime evropiane, njofton Alfax.

“Ky koalicon është ndërtuar si alternativë për ndryshime evropiane, që nënkkuptojmë ndryshime në sistemin vleror dhe demokratik. Ndryshime për reforma për sistemin e drejtësisë, ndryshime në standardin e jetës së qytetarëve, ndryshime në sistemin arsimor, kulturor por edhe në sistemin social e shëndetësor”, deklaroi Gashi.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sonte tha se pas 6 muajsh qeveria aktuale do të jetë opozitë e shpartalluar, raporton Alfax.

“Prej këtu garantojmë se pas 6 muajsh qeveria aktuale do të jetë opozitë e shpartalluar. Ky është koalicioni që do të fitojë. Lidhja Europiane për Ndryshim është e hapur për të gjithë individët, shoqatat dhe partitë politike të cilat mendojnë se ky pushtet duhet të ikë një ditë e më parë”, deklaroi Kasami.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button