Përvejtori i shtetësisë së Turqisë, Ibrahimi: Ky përvjetor simbolizon miqësinë dhe lidhjet e forta që kemi ndërtuar

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi i cili bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezanin, kanë marrë pjesë në manifestimin e ambasadës së Turqisë në Shkup me rastin e festës së përvjetorit të 101 vjetorit të pavarësisë së Turqisë, tha se lidhjet e forta dhe miqësia mes dy popujve mbështetet mbi marrëdhëniet diplomatike.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Më 101-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, së bashku me mikun tim, kryetarin e Kuvendit republikan Afrim Gashin, dhe ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezanin, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë.

Ky përvjetor simbolizon miqësinë dhe lidhjet e forta që kemi ndërtuar mes dy popujve tanë, duke përforcuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe duke dëshmuar respektin e ndërsjellë që mbështet marrëdhëniet tona diplomatike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button