Kasami hap vendparkim të ri në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi sot hapjen e një vendparkimi të ri në Tetovë

“Kur angazhohemi për një Tetovë më të mirë, çdo hapësirë e re merr kuptim! Sot inauguruam vendparkimin e ri në Tetovën tonë – një hapësirë e re për qytetarët, një lehtësim për të gjithë. Ky vendparkim është një hap më shumë drejt një Tetove të zhvilluar, ku lëvizja në qytet bëhet më e lehtë dhe qarkullimi më i përshtatshëm për të gjithë”, njoftoi Kasami.

Kasami thotë se do të vazhdojë të punojë për një Tetovë urbane e evropiane.

“Tetova me ne do të ndryshojë. Besimi juaj është përgjegjësia jonë! Do të vazhdojmë kështu deri në fund, derisa qyteti juaj dhe i imi të përmbushë standardet e një qyteti urban dhe evropian. Të përkushtuar për një Tetovë më të mirë dhe më të zhvilluar!”, publikoi Kasami.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button