Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut | Afrim Gashi: Nuk ka ndryshuar asgjë

Afrim Gashi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka qenë i ftuar në podcastin “Public Square” të Ditmir Bushatit.
Mes tjerash, ai ka folur edhe në lidhje me përplasjet për ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe.
Afrim Gashi tha se problemi i maqedonasve me shqiptarët ka nisur që nga fillimi i pavarësisë dhe ka vazhduar edhe me Marrëveshjen e Ohrit.
“Janë çështje që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut që janë vendosur si barriera në komunikimin mes dy komunisteteve më të mëdha dhe siç e dini, kushtetuta e vitit 1991, me të cilën Mqedonia shpalli pavarësinë në atë kohë ka qenë tejet majorizuese dhe diskriminuese në raport me shqiptarët dhe duhej të ndodhte viti 2001 të krijohej Marrëveshja e Ohrit, konflikti dhe lufta e armatosur e shqiptarëve për baraza kushtetuese dhe për fat të keq edhe marrëveshja e Ohrit nuk e sanksionon barazinë. Madje, edhe marrëveshja që u bë në Preambul në Ohër, kur u transferua derisa arriti po them figurativish në Shkup ajo u ndryshua, u modelua dhe nga Maqedonia që duhej të ishte shtet i të gjithë qytetarëve, sërish u vendos që kombi maqedonas të jetë bartës i sovranitetit dhe aty ka lojë të fjalëve”, u shpreh ai.
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut tha se me çështjen e gjuhës shqipe nuk ka ndryshuar asgjë, pasi theksoi se asnjëherë nuk ka qenë e zyrtarizuar.
“Sa i përket deklarimeve të mediave unë mendoj se jemi në një fazë tranzitore ku shumë media janë të ndikuara ose si të them janë duke paguar këstin e fundit të partive që kanë qenë në pushtet dhe mundohen të krijojnë një rrëmujë, megjithatë mendoj se nuk ka ndryshuar asgjë në aspektin thelbësor, qoftë në përdorimin e gjuhës shqipe, qoftë në tentativën për barazi kombëtare në Maqedoninë e Veriut.
Përtej të vërtetës duhet të jemi korrekt me adresimin e saktë të problemeve. Gjuha shqipe, edhe gjatë luftës së vitit 2001 dhe me Marrëveshjen e Ohrit nuk ka arritur të bëhet gjuhë zyrtare dhe siç e dini, për shkak të refuzimit të formulimit që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare, u krijua një amendament që thuhet se ‘gjuhën që e flasin mbi 20% dhe nuk janë pjesë e shumicës, edhe ajo gjuhë është zyrtare’, që ka lënë të nënkuptohet se mund të jetë shqipja. Por në ligjin për gjuhën maqedonase dhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve, akund nuk përmendet gjuha shqipe. Në këtë rast duhet të përcaktojmë saktë punën se shqipja nuk ka arritur të bëhet gjuhë zyrtare, do të mbetet kjo një tentativë e faktorit politik shqiptar, trë cilat pozitë apo opozitë duhet ta bëjën këtë betejë për zyrtarizim të gjuhës shqipe”, nënvizoi Gashi./ CNA