Janë vjedhur mbi 550 kilogramë marihuanë nga një fabrikë në Çegran

Më datë 26.11.2023 rreth orës 23:00 në Policinë e Gostivarit është raportuar se në fabrikën e marihuanës për qëllime mjekësore në fshatin Çegran të Gostivarit, tre persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës sigurie dhe kanë marrë para dhe sende personale nga ai, pas çka nën kërcënimin e armës, e kanë mbyllur në një dhomë.
Sipas njoftimit, pasi ata janë larguar, ai ka dalë dhe ka vërejtur se porta e fabrikës ka qenë e hapur dhe dy dyer nga pjesa e brendshme janë thyer dhe ka parë që janë vjedhur 41 thasë me gjithsej 552,85 kilogramë marihuanë, gjë që e ka konstatuar edhe policia dhe prokuroria. Po merren masa për dokumentimin dhe zbardhjen e rastit.



