Bullgaria lejon Llavrovin që të vijë në Shkup

Bullgaria ka hapur hapësirën e saj ajrore për vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në takimin e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, raporton Alfax.

Kështu ka bërë të ditur për TASS ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova.

“Ne morëm përgjigje pozitive për notën tonë për kalimin e avionit të Lavrovit në hapësirën ajrore bullgare. Ministria e Jashtme bullgare na njoftoi zyrtarisht se fluturimi në hapësirën ajrore të vendit të ministrit tonë është i lejuar”, tha Mitrofanova.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button