Derbi Juventus – Inter nuk prodhon fitues, 1-1 në Torino

Super-derbi i madh mes Juventusit dhe Interit nuk ka dhënë fitues.
Dy skuadrat e mëdha italiane të dielën mbrëma luajtën 1:1. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Serie A.

Dushan Vlahoviq kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 27-të.

Në minutën e 33-të rezultatin në 1:1 e barazoi Lautaro Martinez. Shifrat më nuk ndryshuan.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani luajti prej minutës së 83-të për Interin.

Interi është lider me 32 pikë. Juve mban pozitën e dytë me 30 pikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button