Zelensky shkarkon disa gjeneralë të Gardës Kombëtare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nxori dekretin për shkarkimin e disa oficerëve të rangut të lartë të Gardës Kombëtare.

Sipas dekretit presidencial, oficeri i rangut më të lartë që do të shkarkohet është zëvendësshefi i parë i Gardës Kombëtare, gjenerallejtënant, Volodymyr Kondratyuk.

Tre zëvendës të tjerë u prekën gjithashtu, gjenerallejtënant Olexandr Nabok dhe dy gjeneralmajorë Oleh Sakhon dhe Mykola Mykolenka.

Me përjashtim të Sakhon, të gjithë gjeneralët kishin qenë në detyrë para luftës.
Nuk dihen ende arsyet e riorganizimit në drejtimin e Gardës Kombëtare.

Pak muaj më parë, Zelensky zëvendësoi kreun e organizatës dhe emëroi në krye të saj Olexandr Pivnenko, një oficer me përvojë luftarake.

Garda Kombëtare është një organizatë paraushtarake që raporton në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës dhe është përgjegjëse për sigurinë kufitare dhe mbrojtjen e sigurisë së brendshme.

Megjithatë, që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, Garda Kombëtare ka luftuar edhe në vijën e frontit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button