Ushtria izraelite e konfirmon: Lideri i Hezbollahut u vra!

ushtria e Izraelit ka konfirmuar zyrtarisht se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.

Në një deklaratë të shpërndarë në llogarinë ‘X’ të IDF-së, thuhet: “Hassan Nasrallah nuk do të jetë më në gjendje të terrorizojë botën”.

Deklarata vjen pas një serie sulmesh gjatë natës në Bejrut për të cilat Izraeli tha se synonin Nasrallah dhe komandantët e tjerë të Hezbollahut.

Sheikh Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante shiite Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Nasrallah nuk është parë në publik prej vitesh për shkak të frikës se mund të vritet nga Izraeli.

Ai luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button