(VIDEO) Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Numri i të vdekurve në një shpërthim në një pikë karburanti në qytetin Makhachkala, qendra administrative e rajonit të Dagestanit të Rusisë, është rritur në 10, sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave të vendit.
“Shpëtuesit e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë nxorën një tjetër viktimë nga rrënojat. Sipas informacioneve të përditësuara, 21 persona u plagosën, 10 prej tyre vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë”, tha ministria në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shpërthimi shkaktoi një zjarr në stacion që u përhap në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë, shtoi ajo.
“Ndërtesa e pikës së benzinës është shkatërruar. Pompa teknike dhe dhoma e ngrënies janë djegur… Dy makina dhe një kamion janë dëmtuar”, thuhet në njoftim.
Pas incidentit, Komiteti Hetimor Rus hapi një çështje penale për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë.
An explosion tore through a service station in Russia's republic of Dagestan, killing five people and injuring three others, the emergency situations ministry said.
Video: Mash / Telegram
Read more: https://t.co/FjO0gZcVBu pic.twitter.com/T0xAW6DDWn
— The Moscow Times (@MoscowTimes) September 27, 2024
Dagestani u trondit nga disa ngjarje tragjike muajt e fundit.



