Dhjetra sindikata e OJQ në Spanjë kërkojnë grevë të përgjithshme në solidaritet me Palestinën
Mediat spanjolle raportojnë se më shumë se 100 sindikata dhe organizata jo-qeveritare vendase kanë nisur një grevë të përgjithshme 24-orëshe të titulluar “Kundër gjenocidit e pushtimit në Palestinë”.
Si pjesë e lëvizjes kombëtare, demonstratat u zhvilluan në Madrid dhe qytete të tjera të mëdha si Barcelona e Bilbao, teksa studentë të universiteteve kishin ndaluar mësimin në formë solidariteti.
Sindikatat i kërkonin qeverisë spanjolle të ndërhynte menjëherë për ndalimin e sulmeve të ushtrisë Izraelite në Gaza, duke ndërprerë lidhjet “diplomatike, komerciale e ushtarake me Izraelin”, për të parandaluar atë që organizatat etiketonin me të drejtë “spastrim etnik i palestinezëve nga ushtria e Izraelit.”
Carmen Arnaiz, sekretare e sindikatës së përgjithshme të punës CGT, tha për mediat: “Ne po organizojmë këtë veprim në mbështetje të shumë OJQ-ve dje të kërkesave të kërkesave të punonjësve tanë palestinezë”.
“Veprimi më serioz që mund të merret nga sindikatat është greva e përgjithshme. Megjithëse greva është simbolik ka impaktin e saj të dallueshëm”, tha ajo.
“Mesazhi që i dërgojmë qeverisë spanjolle është të ndërpresë çdo lidhje me Izraelin,” tha Arnaiz duke dënuar “shkeljen totale të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut nga Izraeli.
Duke refuzuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB, Izraeli ka vijuar ofensivën brutale në Gaza pas sulmit të Grupit Hamas brenda Izraelit në tetor të vitit të shkuar.
Më shumë se 41,500 njerëz, shumë prej të cilëve gra e fëmijë janë vrarë dhe rreth 90 000 janë plagosur, njoftojnë autoritetet shëndetsore palestineze.
Ndërsa goditjet e Izraelit kanë rrafshuar infranstrukturën urbane në Gaza e kanë detyruar popullatën e mbetur të zhvendoset disa herë, pa furnizim me ujë ushqim apo mjekime, shkruan rrjeti turk Anadolu.