Mucunski-Leermann: RMV mbetet e përkushtuar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka takuar sot Ministren e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Leermann.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të karakterizuara nga dialogu intensiv politik dhe shkëmbimi aktiv i vizitave në nivele të larta dhe më të larta në vitet e fundit.

Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, si dhe mbështetja e vazhdueshme nga Gjermania në këtë rrugë.

U shpreh edhe kënaqësia e ndërsjellë për përfitimet e procesit të Berlinit, në drejtim të përshpejtimit të integrimeve evropiane. Duke theksuar nevojën për parashikueshmëri më të madhe të procesit integrues, ministri Mucunski konfirmoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar strategjikisht për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, me fokus në zbatimin cilësor të reformave.

Ministrja Leerman përshëndeti progresin në proceset reformuese, duke siguruar se mbështetja gjermane për rrugën integruese të vendit tonë do të vazhdojë dhe duke konfirmuar se Gjermania mbetet një partner i besueshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button