Armëpushimi në Gaza nis të premten nga ora 7, lirohen 13 pengje fillimisht

Katari, shtet që ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit, ka njoftuar se armëpushimi i përkohshëm në Gaza do të fillojë të premten në mëngjes, nga ora 7.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se është pranuar një listë e civilëve që do të lirohen nga Gaza dhe se grupi i parë pritet të lirohet në orën 16 të premten, raporton televizioni BBC.
Ai shtoi se kriteret për atë se kush do të lirohet janë “puro humanitare” – “nxjerrja e grave dhe fëmijëve nga rruga e lëndimit sa më shpejt që është e mundshme”.
Zëdhënësi Majid al-Ansari tha se trembëdhjetë pengje do të lirohen nga Hamasi të premten dhe se qëllimi i Katarit është që kjo marrëveshje të përmbyllet me një armëpushim të qëndrueshëm.
Pengjet që do të lirohen do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq dhe qëllimi është që procesi të bëhet në mënyrë sa më të sigurt për të gjitha palët, shtoi ai.



