Lufta i kushton Izraelit 270 milionë dollarë çdo ditë

Ministria izraelite e Financave vlerëson se lufta me Palestinën po i kushton ekonomisë rreth 270 milionë dollarë çdo ditë. Sipas autoriteteve izraelite, operacioni ushtarak do të vijë me një çmim fiskal të vlerësuar në 180 miliardë shekelë (48 miliardë dollarë) në 2023-2024, kjo sipas Leader Capital Markets, një këshillues financiar në Izrael.
Ndërsa ushtria izraelite u fut më thellë në Gaza me qëllimin për të çrrënjosur Hamasin pas sulmit të tij të 7 tetorit, departamenti i përgjithshëm i kontabilitetit të Ministrisë së Financave po rregullonte parashikimet dhe po përditësonte skedën e qeverisë në kohë reale duke regjistruar kostot e çdo parandaluesi rakete, çdo fluturimi dhe çdo ditë zhvendosjeje të ushtarëve.
Këto shpenzime po shtohen shpejt, edhe pse një marrëveshje pengjeje me Hamasin tani ofron mundësinë e një pauze katër-ditore në luftime.
Izraeli ka të ngjarë të ketë mundësi të mbulojë vetëm dy të tretat e kostos totale, ndërsa SHBA-të do të paguajnë për pjesën tjetër.
Matematika fiskale e Izraelit do të thotë se qeveria do të duhet të marrë hua për menaxhimin e borxhit prej 300 miliardë dollarësh të Izraelit.
“Ne po ecim përpara me një skenar bazë që i referohet disa muajve luftimesh dhe kemi punuar në tamponë shtesë,” tha në një intervistë Yali Rothenberg, kontabilist i përgjithshëm i Ministrisë së Financave. “Ne jemi të aftë të financojmë shtetin e Izraelit edhe në skenarë më ekstremë sesa luftimet aktuale”.
Ministria e Financave ka shitur tashmë 18.7 miliardë shekelë obligacione vendase që nga 7 tetori, krahasuar me një mesatare mujore prej pak më shumë se 5 miliardë shekelë deri në shtator.
Kërkesa për letrat me vlerë të saj ka qëndruar mjaft elastike për të arritur mbi gjashtëfishin e shumës së ofruar në disa ankande të fundit.
Falë pjesërisht ndërhyrjeve të paprecedentë të bankës qendrore, monedha izraelite ka rikuperuar plotësisht humbjet e saj pas fillimit të luftës dhe tani po tregtohet afër nivelit më të fortë kundrejt dollarit që nga gushti.
Ndërsa konflikti e detyroi qeverinë të hapte rubinetat fiskale, ajo pati një deficit buxhetor në tetor që ishte më shumë se shtatë herë më i madh se një vit më parë, me hendekun tani në 2.6% të prodhimit të brendshëm bruto.



