Kovaçevski takon Saracin dhe Frangesh, diskutohet integrimi në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me përfaqësuesin special të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe me përfaqësuesin special të Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Andrzej Frangesh.

Në takim u diskutuan tema aktuale me rëndësi thelbësore për perspektivat e vendit tonë, si dhe u theksua roli i Maqedonisë së Veriut për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

U shpreh pritshmëria që në periudhën e ardhshme të mbizotërojë pjekuria dhe përgjegjësia ndaj shtetit dhe qytetarëve, përballë interesave partiake dhe që përfaqësuesit politikë të zgjedhur nga qytetarët të realizojnë vullnetin e shumicës së popullit për anëtarësim në BE.

Saracin dhe Frangesh rikonfirmuan mbështetjen e Gjermanisë dhe Sllovenisë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe kërkuan vazhdimin e shpejtë të rrugës së nisur evropiane pa u ndalur.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania dhe Sllovenia.

“Ne e vlerësojmë angazhimin tuaj për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Gjermania, si shteti më i madh anëtar i BE-së dhe Sllovenia, si pjesë e rajonit tonë, udhëheqin një rol të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, që sigurisht reflekton edhe në perspektivat”, tha kryeministri Kovaçevski në takim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button