Hapet tenderi për rikonstruimin e stadiumit të Tetovës, do të kushtojë 9.7 milionë euro

Gjatë ditës së djeshme është hapur tenderi për rikonsturimin e stadiumit të Tetovës.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se ata e kanë mbajtur fjalën e dhënë dhe se “në vetëm dy vite ata kanë arritur të realizojnë atë që të tjerët me dekada nuk arritën ta bëjnë!”.
Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro.
Tenderi do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor 2023, ndërsa ofertat të dorëzohen jo më vonë se ora 14:30.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës thuhet se është në periudhë prej 36 muajsh. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button